Zbardhet vendimi: Ndryshojnë çmimet e referencës për taksën e pronës në Shqipëri, ja si do llogariten për hartën kadastrale të të gjithë qyteteve

109
Sigal

Taksimi do të bëhet me vlerën e tregut dhe jo me çmime referencë. Llogaritjet mbi bazën e tregut pa diskutim, që do të thotë se do paguajnë më shumë, ata që posedojnë prona në zonat urbane në bregdet dhe mbi të gjitha në kryeqytet.

Shembull si llogaritet sot taksa e ndërtesave

Detyrimi vjetor i taksës së pasurisë duke marrë në konsideratë çmimin e vlerësuar për një apartament llogaritet si më poshtë: Detyrimi vjetor i taksës = çmimi mesatar referues( sipas qytetit përkatës) x sipërfaqe (m²) x shkalla e taksës.

Sikundërse qeveria tha më parë, çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë do të rriten. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare shpreh si qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme. Kujtojmë se çmimet e referencës kishin mbetur të pandryshuara që prej vitit 2016. Pesha më e madhe e rritjes do të ndihet në Tiranë ku çmimet e referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror ndonëse varion sipas zonave nga vlera 5,100 lekë për metër katror  të zonës kadastrale 1/1 (ku përfshin zonat Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk) deri në 57,800 lekë për metër katror që është rritja më e lartë në vlerë e çmimeve të referencës për zonën kadastrale 5/3 në Tiranë që përkon me zonat si: Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial. Zona me çmimet më të lartë të referencës vijon të mbetet ajo e ish – Bllokut që përkon me zonën kadastrale 5/1. Me çmimet e referencës të 2016-ës çmimi fiskal i kësaj zone ishte 190,000 lekë për metër katror. Me ndryshimet e fundit çmimi arrin në 228,400 (rritet 38,400 për metër katror). Me rritjen më të lartë përfshihen zonat kadastrale 8/2 (Medreseja, Farmacia nr.10, Tregu Industrial). Në vlerë çmimi referencë është rritur 56,700 lekë/m2. Në zonën kadastrale 10/1 (PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve) çmimi u rrit 47,800 lekë për metër katror (shih tabelën me ndryshimet e çmimeve të zonave kadastrale në Tiranë dhe shpjegimin referues së zonave). Rritja e çmimeve të referencës pritet të rrisë vlerës e taksës së pronës për qytetarët dhe bizneset ku pushteti vendor do ta mbledh këtë taksë përmes faturave të ujësjellësit.

Për Tiranën:

Çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat

Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së: a)ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas qyteteve, për çdo bashki, sipas qarqeve. a.1) Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas qyteteve, për çdo bashki, sipas qarqeve (me përjashtim të Bashkisë Tiranë):

  1. b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativoterritoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.
  2. c) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për ndërtime dhe ambiente jobanimi

  1. a) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari ekonomike tregtimi shërbimi është 1.5 (një pikë pesë) here më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori përfshihen edhe njësitë tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhimi, tregtimi apo shërbimi me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë ky koeficient është 2 (dy) herë më i lartë.
  2. b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
  3. c) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë.

ç) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, të tilla si: prodhim, përpunim apo magazinim të lëndëve të para, të gjysmëprodukteve apo të produkteve të gatshme industriale, si: fabrika, magazina, depo, silos, magazina frigoriferike të produkteve ushqimore (përjashtuar ato të njësive të tregtimit dhe të shërbimit), si dhe objektet e tjera të ngjashme me to, është 50 (pesëdhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, sipas qyteteve ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë.

Në këtë kategori përfshihen dhe ndërtesat që shërbejnë për veprimtari arsimore jopublike të çdo niveli, si dhe ambientet sportive të mbyllura, përfshirë dhe pishinat e mbyllura.

  1. d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori, apo veprimtari mbështetëse, si: grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësorë dhe blegtorale, është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor.
  2. dh) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimore për ndërtimet e reja regjistruar sipas lejes së përdorimit në ASHK, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të indeksohet me koeficientin 0.2 (zero pikë dy) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqes së apartamentit të banimit sipas listës së përcaktuar aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi, për 5 vitet e para pas regjistrimit të lejes së përdorimit në ASHK.