Dëbora zbardh disa zona në Shqipëri, ARRSH nxjerr njoftimin për shoferët: Bëni kujdes në këto rrugë…

166
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën e krijuar në vendin tonë për shkak të motit të keq. ARRSH bën me dije se është bërë trajtimi me kripë me akset me prezencë dëbore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë.

“Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C. Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim.