Kryemadhi, me të pastrehët e Kombinatit: Ta çojmë në prokurori Ramën, të mos guxojë të ndryshojë pronat tuaja

300
Sigal

Janë 193 njësi banimi në Kombinat që do të duhet shemben, pasi janë konsideruar të pabanueshme prej tërmetit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shkuar sot për të biseduar me këta banorë, që janë shqetësuar nga fakti se pallatet do të shemben, por atyre nuk u është thënë se ku do të banojnë dhe ku do të marrin shtëpitë e reja. Dyshimi është se bashkia do t’i largojë nga lagjet ku ata kanë pronat e kanë banuar deri vonë.

Një banor i Kombinatit e ndali më gjatë Kryemadhin, duke u shprehur se shteti po i shemb banesat e dëmtuara nga tërmeti, po nuk po i ndërton.

“Çfarë do të bëhet me ne?! A do të mblidhen këta të Kombinatit, me demokratë, socialistë, ballistë…të marrim vendim?! Çuni i Kristaqit na e bën këtë, që vari Havzi Nelën?!”

Kryemadhi tha: “Ne nuk do të merremi me mashtrimin e atij, por do të zgjidhim problemin. Këtu keni një kopje kontrate dhe ne do të jemi në kontakt, që të bëjmë që ai të mos guxojë të hyjë në shembje të pronës së banorëve të Kombinatit dhe të japë pronën në të njëjtën vend.

Pra, kur të shemb banesën, ku do të shkosh?! Ne duhet ta detyrojmë, do të shkojmë në Prokurori, se si e ndryshon ti titullin e pronës?! Siç bëmë me “Sami Frashërin”, që ia ndryshoi titullin e pronës.”

Banori i nervozuar, shfryu sërish kundër Kryeministrit dhe bashkisë për padrejtësinë:

“Më mend ka pasur Gëzim Kulufi, se ka ai. Na merr në qafë ne ai për tre muaj!”