Greva, dy naftëtare përfundojnë në spital: Qeveria nuk dëshiron ta zgjidhë problemin tonë

372
Sigal

Gjendja shëndetësore e grave të naftëtarëve, të Ballshit, të cilat që prej 21 ditësh ndodhen në grevë urie është përkeqësuar.

Dy prej grave janë transportuar në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë ato shprehen se kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që ato të lënë grevën. Sakaq shtojnë se edhe pse kanë presione naftëtarët nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre dhe se grevën do ta vazhdojnë deri sa t’u plotësohen kërkesat.

“Me këtë heshtje kuptojmë që qeveria nuk do ta zgjidhi çështjen tonë. Ne jemi për bukën e gojës.

Mos të na bëjnë presione që të lëmë grevën, pasi do të bëjmë ndonjë vetëflijim që të mbetet në histori,”-shprehen naftëtaret.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 25 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem.

Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses.