Buxheti i vitit 2026 rreth 9 miliard euro
Koncesionet dhe Arbitrazhi vijojnë të gërryejnë shqiptarët, fushat ku do ndahen paratë
Qeveria ka gati buxhetin për vitin 2026. Drafti tashmë ka shkuar në Kuvend dhe privet të nisin diskutimet. Sipas të dhënave, të ardhurat buxhetore parashikohen 823 miliardë lekë. Shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6,7% në krahasim me aktin e fundit normativ. Deficiti buxhetor është parashikuar 63 miliardë lekë.Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga plani i rritjes me BE). Sipas relacionit, në shpenzimet buxhetore për periudhën 2026-2028 sigurohen burimet e nevojshme për arritjen e angazhimit të qeverisë për rritjen e pensionit minimal në nivelin e 200 euro në muaj dhe atij mesatar në nivelin e 400 euro në muaj. në muaj. Sa i takon ndarjes në institucione, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, 82.5 miliardë lekë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni i dytë me vlerën më të madhe, 77.3 miliardë lekë. Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie të lehtë me vitin paraardhës, pro sërish PPP vijojnë të gërryejnë buxhetin, sidomos ato në shëndetësi.Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak. Koncesionet që marrin më shumë para janë ai i Rrugës së Arbrit dhe koncesionet në shëndetësi. Ndërkohë vendimet e dhëna nga Arbitrazhi dhe Gjykata e Strasburgut vijojnë të gërryejnë buxhetin. Detyrime nga arbitrazhi8 janë afro 180 mln euro.
Drejtësia më shumë të ardhura vitin që vjen, kryeson KLGJ me rritjen më të madhe me 68 mln euro!
Në projektbuxhetin e vitit 2026, shumica e institucioneve të drejtësisë parashikohen të kenë rritje të fondeve, në përputhje me nevojat për forcimin e sistemit gjyqësor dhe hetimor. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) rezulton institucioni me rritjen më të madhe buxhetore, duke përfituar 68 milionë euro, ose rreth 12 milionë euro më shumë se një vit më parë.Edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të ketë një shtesë fondesh, me buxhetin që arrin në 21 milionë euro, nga 18.8 milionë euro në vitin 2025.Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të kenë një rritje të lehtë të buxhetit, ndërsa disa institucione të tjera të sistemit, si Gjykata Kushtetuese, Shkolla e Magjistraturës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), parashikohen të kenë ulje të vogël të fondeve në krahasim me vitin e kaluar.
01Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës
Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës.Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak. Në Ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë, financimet për projektet ekzistuese mbeten thuajse të pandryshuara. Ndër projektet kryesore, kontrata për ndërtimin dhe operimin e Rrugës së Arbrit ruan nivelin e financimit prej 3.36 miliardë lekësh, ashtu si në vitin 2025, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve parashikohen 660 milionë lekë. Projekti për portin e jahteve në Orikum mbetet në 860 milionë lekë, pa ndryshim nga viti paraardhës. Për dy kontrata kryesore pritet të ulen. Programi i check-up-it për popullsinë 35–70 vjeç parashikohet të financohet me 699.8 milionë lekë në vitin 2026, nga 876 milionë lekë në 2025, ndërsa pagesat për shërbimin e doganave ulen lehtë nga 1.52 në 1.5 miliardë lekë. Rënia më e madhe regjistrohet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Projekti i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe shërbimeve të dezinfektimit pëson një tkurrje drastike, duke zbritur nga 1.9 miliardë lekë në 2025 në vetëm 500 milionë lekë në 2026. Koncesioni për shërbimet laboratorike në pesë spitale rajonale arrin në 2 miliardë lekë nga 1,9 miliardë ketë vit.Në nivel vendor, projektet e Bashkisë Tiranë, që përfshijnë ndërtimin e shkollave dhe programet për eficiencën e energjisë, pësojnë gjithashtu rënie të moderuar. Financimet për ndërtimin e shkollave ulen nga 707.5 milionë lekë këtë vit në 685.2 milionë lekë.






















