900 milion lekë për derë dhe lyerje me dy duar, Universiteti i Tiranës nuk u ndahet tenderave duke hapur së fundmi një tjetër garë.
Universiteti i Tiranës nuk gjen “rehat: nga dyert dhe dritaret çdo 2 vite hapet tenderi për t’i hequr.
Vallë kaq shpejt u bënë për t’u rinovuar?
Universiteti i Tiranës ka hapur garën për të shkarkuar 900 milion lekë pa TVSh kësaj radhe objekti i kontratës është “Zbatimi i projekt-preventivit për efiçencën e FD (rikonstruksion fasade, veshje me sistem kapot, ndërtim impianti fotovoltaik)”. Në dukje një spektër i gjërë edhe i koklavitur, por thënë thjesht do rikonstruktohet godina edhe pse rikonstruksioni i fundit është bërë më 27.08.2020, por edhe pse kanë kaluar vetëm 3 vite nga hera e fundit ky tender është i nevojshëm dhe për këtë arsye është përcaktuar fondi limit prej 900 milion lekë pa TVSH, dhe këto para Universiteti i Tiranës do i jap për një punë që do zgjasë 6 muaj. Pra universiteti ka nevojë të lyhet, por sipas specifikimeve teknike të tenderit kompania e kontraktuar duhet të ketë kujdes ta lyej me “dy duar” as më pak dhe as më shumë. Gjithashtu kërkohet të hiqen dyert egzistuese dhe të merren të tjera me doreza prej tunxhi e Fishekët cilindrikë: Kasa dhe shul prej alumini te glavanizuar. Dhe detaje pa fund rreth hekurit dhe tunxhit pa fund ndërkohë që dyerve egzistuese që janë gati gati të reja do ju përfundojë fati me ndonjë depo të shpresojmë edhe këtyre, që u hap tenderi në gusht të 2023 mos të shkulen në 2026.
26/07/2022-Universiteti i Tiranës hapi tenderin për rikonstruksionin e 6 godinave! Mirëmbajtje ndërtese dhe ambienti rrethues. Ky ishte objekti i tenderit të Universitetit të Tiranës aso kohe. Tenderi tregon dhe nevojat që ato kanë duke filluar nga prishja e dyshemeve dhe rregullimi i tyre, zëvendësimi i dyerve dhe dritareve, prishje suvash muresh të brendshëm, punime në tualete, riparimi i dyshemeve me pllaka, hidroizolimi të tualeteve në vendet e dëmtuara ku ka lagështi dhe rrjedhje, suvatime, lyerja me bojë, ndërrime dyersh dhe dritaresh, punime elektrike, përmirësim i impiantit hidraulik etj janë punimet që u kryen nëpër fakultete. Ky tender kishte si fond limit vlerën e 25 milion lekëve për rikonstruksionin e godinave të fakulteteve të ndryshme.
Sipas raporteve Universiteti i Tiranës ka kryer shpenzimet më të mëdha se universitetet e tjera vitet e fundit, për mirëmbajtje ndërtesash që kapin vlerën prej rreth 45.7 milionë lekësh të reja. Një tender me vlerë të lartë nga Universiteti i Tiranës me përshkrimin “Mirëmbajtje e çatisë së Rektoratit të UT-së” i viteve të fundit ishte në shumën 13 milionë e 750 mijë lekë i publikuar në datën 29 qershor 2020 në buletinin e prokurimeve publike.Gazetare: D. Dervishi






















