Durrës/ Qarkullonte me armë zjarri, pranga 28-vjeçarit

580
Sigal

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri, pasi lëviste në qytet me armë zjarri.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet D.M., 28 vjeç, banues në Sukth, Durrës”, njofton policia.

I riu është kapur nga Shërbimet në lagjen Nr. 6, Durrës ,duke lëvizur me armë zjarri tip “Ekol 99”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.