Yuri Kim: Dhjetëra ton heroinë trafikohen me ndihmën e ‘Shtetit’!

398
Sigal

Ambasadoria e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë së bashku me ambasadorin e BE-së Liugi Soreca në një takim me donatorët e Minstrisë së Brendshme, ku ka mbajtur edhe një fjalim për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pasi është shprehur optimiste për spastrimin e sistemit të drejtësisë si pasojë e reformës, Kim, ka deklaruar se trafiku i drogës dhe emigrantëve është rritur së shumti në rajon dhe Shqipëri. Sipas saj këto trafiqe, ndodhin me ndihmën e aktorëve shtetërorë dhe të korrupsionit.

“Sipas UNODC rreth 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Kjo tregon që trafikimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë. Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia”, tha Yuri Kim.

Kim ka paralajmëruar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi. Kim tha se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është që të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.