“Vuloset” amnistia, do të lirohen 1000 të burgosur, femrat përfitojnë ulje më shumë

547
Sigal

Qeveria miratoi dje, amnistinë e
propozuar nga Ministria e Drejtësisë për të burgosurit, nga e cila përfitojnë
rreth 1000 të dënuar, ndërsa 3000 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Sipas vendimit,
amnistohen personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim deri në 2
vjet për dënime të dhëna deri më 31 dhjetor, si dhe ata të dënuar që u ka
mbetur pa vuajtur nga dënimi deri në 2 vjet. Gratë e dënuara “në” ose “mbi”
moshën 55 vjeç përfitojnë gjithashtu nga kjo amnisti. Po ashtu, të dënuarit
meshkuj 60 vjeç ose nën këtë moshë; 18-vjeçarët që kanë kryer vepra të lehta
penale, si dhe të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike ose sëmundje të
rënda, të pashërueshme. Drafti përjashton ata që kanë kryer vepra të rënda
penale, si vrasje, pengmarrje, vepra me qëllime terroriste, falsifikime, apo
ata që janë dënuar për vepra kundër moralit, familjes, fëmijëve,  për krim
të organizuar dhe banda kriminale.