83-vjeçarja që u gjet sot e pajetë në banesën e saj në Durrës, është vrarë.
Mësohet se në polici janë shoqëruar nusja e djalit të së moshuarës si dhe nipi, të cilët jetonin në të njëjtën banesë me viktimën.
83-vjeçarja Floresha Shkurti u gjet e pajetë në një apartament në lagjen numër 16 në qytetin bregdetar.
E moshuara kishte shenja dhune si dhe një plage në kokë. Ekspertë të kriminalistikes po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motivit të vrasjes