Vret veten me çifte 82-vjeçari në Berat, dyshohet se ishte i prekur nga Covid-19

371
Sigal

Një 82-vjeçar nga fshati “Moravë” në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës,duke u vetëqëlluar me armë zjarri.

Ramadan Doko,në kushte të rënduara depresioni,është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes.

Pas zhurmës së armës,familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme,pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë,e cila ka mbërritur në banesën e 82-vjeçarit,ku edhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuar drejt aktit të vetëflijimit.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan  Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit,ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Burime nga Morgu i Beratit,bëjnë me se,vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në gjoks,i cili i ka prekur direkt zemrën.

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë në vendngjarje se,familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por ende nuk kishte kryer tampon.

Mendohet që i moshuari të jetë infektuar nga djali i tij,që kishte rezultuar “pozitiv” me Covid-19, pas analizave të kryera në një laborator privat.

Kjo ka bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe ti japë fund jetës.