39 viktima me COVID-19 brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut

235
Sigal

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se, gjatë 24 orëve 39 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve janë realizuar 3,349 testime, prej të cilave rezultuan pozitiv 1,288 raste me COVID-19.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore raportuan për 1.078 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 34,970 persona.