Vrau për gjakmarrje, gjykata jep vendimin për 17-vjeçarin Florian Përvathi

248
Sigal

Gjykata e Lezhës këtë të enjte ka lënë  në burg 17 vjeçarin Florian Përvathi që vrau për hakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

I mituri e ka vrarë para shtëpisë së tij 62 vjeçarin që ishte dhe vëllai i autorit që në 2009 i kishte vrarë me armë babain 17 vjeçarit.

Adoleshenti është akuzuar për veprat penale: “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në fshatin Manati të Lezhës.