Raporti i TI për korrupsionin, Berisha: Nëse doni të bëhemi seriozë, hetoni Bashën e Ramën

220
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në seancën e sotme plenare raportin e Transparency International për korrupsionin në Shqipëri.

Berisha tha se nëse vendi do të bëhet serioz në luftën kundër korrupsionit duhet në nisë duke hetuar kreun e qeverisë Edi Rama dhe kryetarin e shkarkuar të PD-së Lulzim Basha.

“Në trajtimin e korrupsionit, Parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës. Rama i akuzuar nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë në Evropë për larjen e 200 milionë eurove në zonat offshore që nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava që u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi.”

Po ashtu, ish-kryeministri u ndal tek protesta e banorëve të “5 Majit” për të cilët tha se askush nuk foli me ta edhe pse protestuan para Kuvendit për tre orë.

Berisha kërkoi që të ngrihet një komision hetimor për të hetuar Ramën dhe Bashën për rastin.