Vrau bashkëmoshatarin pas sherrit për një vajzë, 12 vite burg 17-vjeçarit

730
Fabian Muçollari, 17-vjeçari i cili në shtator të vitit të kaluar vrau bashkëmoshatarin e tij Fabio Hila në Pogradec është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Korçës.
Motivi i këtij krimi të rëndë u bë një sherr në facebook mes dy të rinjve për shkak të një vajze. Muçollari e qëlloi Hilën në një pikë bastesh me breshëri kallashnikovi në qendër të qytetit e Pogradecit.
Autori i krimit përfitoi uljen e dënimit me një të tretën, pasi pranoi gjykimin e shkurtuar. Sipas hetimeve të prokurorisë dy të rinjtë kanë shkëmbyer fyerje në facebook.
Më pas Fabian Muçollari ka marrë një kallashnikov dhe ka shkuar në pikën e basteve ku qëndronte objektivi i tij.
Ai ka qëlluar në drejtim të Fabio Hilës me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Edhe në gjykatë , edhe para prokurorit ai pranoi autorësinë e krimit
Sigal