Vrasja tragjike e Klodian Rashës / Reagimi i LSI Durrës : Askush nuk do shpëtojë rininë përveçse vetë rinia

405
LSI Durrës ka reagur në rrjetin social facebook për të komentuar mbi ngjarjen tragjike të vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Në status, është shprehur pikëllimi dhe keqardhja për jetën e humbur, por gjithashtu është dhënë dhe kurajo dhe shpresë për rininë që jeton në këtë vend.
Ja statusi i plotë :
Rinia të ngrejë zërin, të veprojë, të çlirojë vendin dhe të ardhmen e saj.
Kur humb një jetë humb një botë e tërë.
Dje humbi padrejtësisht një jetë 25 vjeçare.
Drejtësia gjithmonë e munguar vazhdoi mungesën e saj dhe papërgjegjshmëria qeveritare vazhdoi me neglizhencën e saj.
Në Ditën e Rinisë rinia u vra.
Ashtu siç i janë vrarë shpresat, mundësitë dhe e ardhmja.
Duhet të kuptojmë që askush nuk do shpëtojë rininë përveçse vetë rinia.
Rinia duhet të zgjohet dhe të veprojë për një Shqipëri europiane, me shanse dhe mundësi, me një ekonomi të fortë, një vend ku ne të rinjtë të vazhdojmë shkollimin, punën dhe ta rregullojmë jetën tonë ashtu siç ndodh në një vend normal evropian.
Rinia të bëhet arkitekte e ëndrrave të saj në Shqipërinë tonë.
Por e ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi gërmalla.
Drejtësia dhe demokracia janë të rrënuara.
Ndaj duhet ta ndërtojmë vendin, shtetin e së drejtës, shtyllat e demokracisë, qeverisjen e mirë, që rinia shqiptare të mos plaket e zhgënjyer dhe e pashpresë.
25 prilli është dita kur rinisë i jepet mundësia të ndërtojë të ardhmen e saj europiane.
Klevi Elezi
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
Sigal