Konfirmohet personi i dytë me koronavirus në Shkodër, një oficer i policisë gjyqësore

307
Sigal

Të hënën, listës së qyteteve të prekura nga koronavirusi në Shqipëri iu shtua dhe Shkodra.

Abc news.al raporton se bëhej fjalë për një grua 62-vjeçare, e cila ka qenë e shtruar në Sanatorium për katër ditë dhe më pas është transferuar për në shtëpi.

Gruaja ka qëndruar për dy javë tek e bija në Tiranë dhe më pas është transferuar për në Shkodër ku edhe i janë shfaqur simptomat e koronavirusit.

Tashmë të martën në mëngjes është shtuar edhe personi i dytë i infektuar me koronavirus për qytetin e Shkodrës. Raportohet se bëhet fjalë për një oficer të policisë gjyqësore.

Sa i përket të infektuarit të dytë, pritet që të konfirmohet itinerari që ai ka ndjekur si të pritet gjithashtu të mësohen procedurat që janë ndjekur deri në konfirmimin e pranisë së virusit.