Vrasja në Kavajë për Marsida Qatjën, lirohet ish-zyrtari i burgjeve, Bledar Toçi

509
Sigal

Bledar Toçi, ish- shefi i sigurisë së brendshme të burgut Durrës që u arrestua në 2019 si autori i varsjes së Dritan Haxhollit në Kavajë është liruar në detyrim paraqitje.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Kavajës 3 ditë më parë dhe Bledar Toçi është lënë në detyrim paraqitje.

Çështja e vrasjes së 10 tetorit në Kavajë shkoi për gjykim 3 javë më parë nga u mor dhe vendimi për lirimin e autorit të vrasjes Bledar Toçi.

Ish- punonjës i Gardës dhe ish- zyrtari i burgjeve Bledar Toçi ishte në banesën e Marsida Qatjes në Kavajë mbrëmjen e atij tetori. Dyshohet se Qatja kishte një lidhje me Dritan Haxhollin.

Ky i fundit shkoi në banesë atë mbrëmje dhe u përplas me armë me Bledar Toçin nga ku mbeti i vdekur ndërsa ish- zyrtari i burgjeve i plagosur.

Në banesë u gjet një tavëll ku dyshohet se është pirë kokainë nga Toçi dhe Qatja dhe një miku i tyre kurse mes Bledar Toçit dhe Dritan Haxhollit dyshohet se ka pasur më parë konflikte, për drogë.