Vrasja në Kavajë, autori është përdorues droge, prindërit: Të marri dënimin maksimal

536
Sigal

Detaje të tjera dalin nga ngjarja e vrasjes së taksistit 65 vjeçar nga Kavaja.

Burime në prokurorinë e rrethit, thonë se 24-vjeçari i arrestuar nga policia për krimin, ishte një përdorues droge, dhe taksistin e ka prenotuar, me qëllim grabitjen e parave.

Por viktima nuk ka pranuar t’i japë paratë dhe në këto kushte e ka qëlluar me thikë. Ndërkohë mjeti taksi tip Benz me portobagazh është shitur nga Musa Saraçi, thonë burimet në policinë e Kavajës, për 270 mijë lekë të vjetra.

Sipas bluve, autori është identifikuar në kohë rekord, pasi është kapur nga kamerat e spitalit të kavajës, duke lëvizur me taksinë e viktimës Idriz Karriqi. Ky i fundit u gjet i vrarë me thikë në anë të rrugës në disa shkurre në fshatin Greth të Kavajës.

Policia thotë se “24 vjeçari ka kërkuar që taksisti ta çonte në grykëderdhjen e Shkumbinit dhe aty e ka goditur me thikë. Pas kësaj ai ka nxjerrë trupin e viktimës nga mjeti dhe është larguar me taksinë”.

Disa minuta me pas ka përplasur taksinë dhe e ka çuar në një servis. Këtu është zbuluar nga policia, e cila mbrëmjen e 15 dhjetorit 2016 ka bërë dhe arrestimin e tij.

Pas arrestimit, 24 vjeçari, Musa Saraçi, me banim në Gose të Kavajës ka treguar të gjithë ngjarjen dhe vendin ku e kishte hedhur trupin e viktimës.