Vrasja makabre që tronditi Durrësin, autori jep dëshminë në polici

432
Sigal

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit ka prekur opinionin publik duke u bëre krimi i dytë në familje brenda më pak se 24 orëve.

Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 58-vjeçaren Hajdije Tasuni.

Autori i vrasjes i cili tashmë ka shprehur pendesën.

Ai ka deklaruar se rreth dy muaj më parë është paraqitur në një zyrë avokatie për të proceduar me divorcin ndaj shtetases Hajdije Tasuni, pasi raporti bashkëshortor mes tyre nuk ishte më i mirë. Gjatë kësaj periudhe situata tyre ka qenë e tensionuar.

Ditën e sotme në debat e sipër, autori ka mbyllur dyqanin duke marrë një levë dhe duke e qëlluar bashkëshorten për vdekje.

I pyetur nga policia sesa herë e ka qëlluar, ai deklaron se nuk mban mend, çdo gjë është bërë në gjakftohtësi. Më pas ka njoftuar vet policinë për të ardhur në vendngjarje.