Ti vret, ai vret… Ku po shkojmë?!

473
Sigal

Nga Nora Malaj

“Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armët ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëse-prapë shteti qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit e vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë, kështu që populli bjerr vetitë e mira dhe jepet pas veseve të këqija, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi.” Sami Frashëri

Seriali i vrasjeve nuk ka të sosur! Lajmet hapen me vrasje mbreme… Në orët e para në mes të Durrësit vrasje sot.. Tashme ti vret , ….po dhe ai vret!
Njerēzit heshtin! Dhe numri i vrasjeve rritet frikshëm!
Ikin me duzina të rinjtë jashte vendit dhe barra u mbetet familjarëve që rrinë këtu..
Dhe familja brishtësohet , derisa krimi në familje ngre kokën.. Ai që është më i forti, muskulozi, burri apo kunati nuk e ka për gjë të të marr jetën! Shuhet familja! Tronditet qyteti, po deri te lajmi , pastaj të gjithë heshtin!
Heshtin prindërit kur ju përdhunojnë mësuesit fëmijtë ! Hesht shoqëria kur lajmi i koronavirusit bëhet alarmant dhe të gjithë friken dhe nga pasiguria mundohen te fshihen te maskat e fytyrës që iu janë dyfishuar cmimet! Tmerri ju lexohet në sy! E të gjitha i bishtojnë pergjegjësisë institucionale e nuk dinë cfarë të thonë se janë kapur gafil!
Cfarë po ndodh sot me shoqërinë tonë që është gjunjëzuar para vrasjeve! Ti vret, ai vret … po pastaj … darka me një lajmë tjetër që ka vrasjen në qendër. Aksidenti qę ka marr jetë njerëzish. Ku po shkon shoqëria??
Asnjë siguri per jetën!
Tashmë shoqërisë i është prisut “zemreku” i orës , që turravrap ka kapur për zverku jetën tonë.
Jetojmë në shoqërinë ku frika po vret jetën!
Jetojmë në shoqërinë ku vesi shitet si vyrtyt, parregullsia si rregull, amoraliteti si vlerë dhe vetëm jeta nuk ka më vlerë!
E teksa vrasjet e grave shtohen, viktimat janë miket tona që sonte do t’i mungojnë familjes dhe heshtja e qytetarëve që do t’ishoqërojë në banesën e fundit , bashke me lotët e të afërmve .
Tashmë fatet dhe jeta në vendin tim është në dore te rastësisë! Askush nuk mban përgjegjësi për askënd! Nëse vendi nuk do ketë Kushtetutë që të na mbrojë, Atdheu do të jetë në rrezik, familja do të jetë në rrezik dhe jeta nuk do të ketë më vlerë!
Po vjen dhe 2 Mars , koha për të mbrojtur familjen dhe jetën tonë!
Ti vret… ai vret…
Unë nuk vras . Unë do të luftojë fort që të mbrojë jetë time e të fëmijëve të mi që ajo të mos ndërtohet mbi vrasjen dhe lotët.
Se 2 Marsi po afron … Dhe bashkë me të edhe ditët e shpresës!