Vrasja e Devi Kasmit, killeri grek hedh akuza të rënda për policinë shqiptare

708
I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, disa javë më parë në Tiranë, shtetasi grek Efthimiou Efthimious vijon ende t’i qëndrojë versionit se nuk është ai vrasësi.
Sigal

Efthimiou Efthimious ka folur përmes një medie greke, në ambientet e burgut të Bradasheshit, nga ku ka deklaruar se ai nuk patur asnjë gisht me vrasjen mafioze të Devi Kasmit. 

Greku ka thënë se ai është stërvitur gjithë jetën e tij për të mbrojtur jetët dhe jo për t’i marrë ato, duke hedhur më tutje akuza të forta ndaj policisë shqiptare.

 “Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë.  

Policia shqiptare donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dike, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, që përputhen me mua. 

Pa asnjë fakt e prove, pa pistoletë pa shenja gishtash pa ADN,” ka deklaruar Efthimiou Efthimious.