Vrasja e biznesmenit në Ksamil/ Autorët e pritën përpara shtëpisë! Ngjarja u regjistrua nga kamerat e një….

255
Sigal

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Gramoz Memaj, me origjinë nga Tepelena, por që jetonte prej vitesh në Ksamil, është qëlluar në kohën kur po kthehej në banesën e tij.

Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën.

Më pas, autori ka hyrë në automjet dhe janë larguar. Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, nëse ata kanë vijuar rrugën për tu larguar me të njëjtin automjet, apo e kanë braktisur atë, e kanë djegur apo nëse e kanë zhytur në liqenin e Butrintit apo në det.

E gjithë ngjarja është fiksua nga kamerat e një hoteli përballë banesës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku të përfshirë në atentat dyshohet se kanë qenë katër persona. Memaj ishte biznesmen në zonë e Ksamilit, ndërsa nuk njihej si person problematik.

Policia po heton në disa pista lidhur me shkakun e vrasjes, duke përfshirë shkaqe personale, larje hesapesh dhe problemet e vjetra që mund të ketë pasur viktima.