Vranësira dhe reshje shiu gjatë pasdites

228
Sigal

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e mërkurë parashikohet i kthjellët, me shtim gradual vranësirash duke u nisur fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë në pjesën veriore dhe pjesërisht në bregdetin perëndimor, në pasdite reshje shiu me intensitet të ulet në jugperëndim-jug të vendit.

Gjithashtu, parashikohet borë e izoluar në veri-verilindje dhe mjegull e dendur nëpër lugina. Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim 1-10 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18 m/s, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër -0/9 Diell shi

Kukës -2/4 diell shi/bore

Lezhë 2/10 Diell shi

Dibër -5/3 diell shi/bore

Durrës 2/13 Diell shi

Tiranë 0/13 diell re

Elbasan 1/10 diell re

Berat -4/12 diell re

Vlorë 3/13 diell shi

Korçë -7/2 diell re

Gjirokastër -3/11 diell re

Sarandë 4/14 diell shi.