Vranësira dhe intervale të shkurtra me diell, si do të ndryshojnë temperaturat sot

240
Sigal

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e enjte parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në zonën veriore që në orët e para të mëngjesit, në pjesën e dytë të ditës reshje shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në bregdetin jugperëndimor.

Përgjatë luginave dhe zonat malore do ketë prezencë të mjegullës së dendur, e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/15 Re shi

Kukës 3/8 Re diell

Lezhë 5/14 Re shi

Dibër 2/10 Re diell

Durrës 9/18 Re shi

Tiranë 10/17 Re shi

Elbasan 9/17 Re diell

Berat 9/19 Re diell

Vlorë 8/19 Re shi

Korçë 3/13 Re diell

Gjirokastër 7/18 Re diell

Sarandë 9/19 Re diell.