Digjet makina pranë ish-Fushës së Aviacionit, dyshimet e para

310
Sigal

Një automjet është djegur afër ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e djegies së automjetit.

Madje momentalisht nuk dihet ende se kur është djegur dhe a është e qëllimshme apo aksidentale. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.12.2020, rreth orës 07:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet si pasojë i një difekti teknik ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit E.S, ku ka vetëm dëme materiale.

Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.