Von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën, do të takohet me Ramën dhe Presidentin Meta

195
Sigal

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të martë do të nisë turin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen vizitën e saj do e nisë me Shqipërinë, ku në orën 09:00 pritet që të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Ndër të tjera mësohet se pas takimit me kreun e qeverisë, presidentja e Komisionit Evropian do të drejtohet presidencën ku do të takohet me presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë pas orës 11:00 ajo do të zhvillojë një vizitë në një shkollë në Qerek të Krujës ku do zhvillohet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Axhenda e plotë:

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina.

Presidentja do të nisë udhëtimin e saj në Tiranë.

8:45-Pritja te Pallati i Brigadave me ceremoni

Rreth orës 9:00-Takimi me Kryeministrin Edi Rama

Rreth orës 10:00 është parashikuar një takim me Presidentin Ilir Meta

Pas kësaj Von Der Leyen dhe Kryeministri Rama do të vizitojnë shkollën “Korb Muça” në Qerekë të Krujës, shkollë e cila është rindërtuar përmes programit ‘BE për shkollat’ pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pas vizitës aty do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët të Kryeministrit dhe Komisioneres Ursula Von Der Leyen.