Vodafone në një rrugëtim plot dashuri

780
Sigal
Ky Dhjetor erdhi ndryshe për punonjësit e Vodafone Albania. Rrugëtimi nisi drejt Elbasanit. Të parët që u gëzuan ishin fëmijët e spitalit pediatrik të këtij qyteti. Mandej takimet vazhduan tek shtëpitë e fëmijës në Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Sarandë, Korçë e Tiranë. 

Festat e vogla sollën emocione të mëdha, sepse gjithçka u organizua dhe u dhurua me gjithë zemër.

“Vodafone Care & Share”, fushata e Fondacionit të Vodafone Albania, që sensibilizoi e ndërgjegjësoi jo vetëm drejtuesit por dhe të gjithë punonjësit e kompanisë, për t’ju ardhur në ndihmë, me dhurata të ndryshme, të personalizuara, fëmijëve që kanë më së shumti nevojë, sipas motos “Një punonjës, një fëmijë”, ka udhëtuar kudo nëpër Shqipëri.

Stacionet e fundit, në këto ditë festash, ishin drejt zonave më të thella, në veri. Fëmijët e Bulqizës dhe Kukësit pritën punonjësit e Fondacionit dhe të Vodafone në një festë që solli buzëqeshje dhe gëzim tek të gjithë pjesëmarrësit. 

Në të njëjtën kohë, familjet në nevojë në rrethinat e Shkodrës dhe Lezhës pritën punonjës të Vodafone Albania të cilët së bashku me disa nga klientët kryesorë të Vodafone, shpërndanë mbi 400 pako ushqimore, me qëllim që ndërrimi i viteve të festohet kudo e në çdo familje.

Mes të ftohtit të Dhjetorit, buzëqeshjet dhe gëzimi në sytë e fëmijëve janë ngrohtësia më e madhe që mund të marrësh e japësh.

“Vodafone Care and Share”, ishte fushata që përfshiu punonjës dhe bashkëpunëtorë të Fondacionit dhe të Vodafone Albania duke dëshmuar edhe njëherë se sëbashku mund te bëjmë më shumë për këdo.