Vlorë/ Vrau gruan me thikë, gjykata jep masën e sigurisë ndaj 53-vjeçarit

409
Sigal

Gjykata ka vensodur masën “arrest me burg” për Teodor Lerën, i cili pak ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij Etleva Lera 45 vjeçe.

Pas vrasjes së bashkëshortes, Teodro Lera tentoi të vetëvritej duke prerë damarët e dorës, por i shpëtoi vdekjes në spital.

Sipas deklaratave të publikuara ata kanë pasur konflikte të mëparshme dhe njëpasnjëshme.Disa kohë më parë, çifti i bashkëshortëve përfundoi në polici, pasi burri i kishte dhunuar të shoqen Evën. Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar. Pas sherrit, burri ka marrë thikën duke e goditur disa herë gruan, e cila ka humbur jetën në vend. Më pas ai ka prerë damarët.

Kanë qenë fqinjët, që pasi kanë dëgjuar zhurmat kanë lajmëruar me shpejtësi policinë. Burri ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli krimin e radhës në familje. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.