“Vetëm Meta ishte në Kalimash”, Vasili: Bravo Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, në ditët e tmerrshme të flakëve, Rama lahet në detin Jon

213
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kritikuar kryeministrin Rama që pushon i qetë në bregdetin e Jonit ndërkohë që Shqipëria digjet nga zjarret.

Vasili vlerëson Presidentin Meta për të cilin thotë se ishte në vijën e parë në Kalimash mbrëmjen e kaluar gjatë zjarreve teksa falenderon për ndihmën nga Kosova, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

Ai thekson se asnjë shqiptar nuk do ta harrojë që Rama i la sërish vetëm në ditë të hallit teksa Shqipëria përjeton ditë të tmerrshme të flakëve.

Postimi i Vasilit:

Kalimashi ne flake dhe Rama ne det, krim moral dhe shteteror!!

Asnje shqiptar nuk mund te harroje kurre qe ne ditet e tmerrshme te flakeve, qe kane pushtuar ane e mbane vendin Edi Rama vazhdon i qete, i pashqetesuar dhe i patrazuar zderhalljen dhe pushimet e tij ne bregdetin e Jonit.

Kjo eshte e turpshme, e neveritshme dhe kriminale kur mendon qe kryeministri duhet te jete ne krye te puneve dhe jo ne krye te mashtrimit propagandistik.

Ben gazetarin ky, ben agjitatorin mashtrues,ben liderin global, ben zhvatesin e interesave publike te shqiptareve, por nuk ben kurre kryeministrin, qe duhet tu sherbeje me perkushtim vetem interesave te qytetareve.

Kryeminister te tille, qe urren kaq shume shqiptaret nuk eshte pare gjekund.

Kryeminister kaq te pacipe shqiptaret nuk kane pasur kurre.

Kryeminister kaq te papergjegjshem nuk e gjen as ne vendet me te prapambetura te botes.

Forcat zjarrfikse perleshen me flaket me mjete primitive dhe te pa trajnuar sepse keshtu i la kryeministri genjeshtar, qe deklaronte se mbrojtjen civile e kemi ngritur ne nivel te larte.

Forcat e Kosoves jane atje ne vijen e pare te flakeve edhe ministra te Kosoves jane atje atdhetare, serioze dhe te pergjegjshem jo si ky karagjozi, qe kemi ne per kryeminister.

Bravo Vjosa Osmani, Bravo Albin Kurti fat per Kosoven, qe ka shtetare dhe patriote te mire ne krye.

Vetem presidenti Meta me sjellje shtetari ishte atje ne Kalimash ne vijen e pare, ne mes te nates per te inkurajuar dhe mbeshtetur luften e zjarrfiksve shqiptare e kosovare si dhe ishte i pari per te dhene lajmin e gezuar te fikjes se flakeve atje.

Ndersa derri i kenaqur, derri 2 metra theket e ne diell e lahet ne det te Jonit dhe shet dengla me minishengen.

Qytetare mos i harroni keto dite te veshtira dhe mos harroni kurre kete delenxhi dhe genjeshtar, qe ju le gjithmone vetem ne ditet e hallit.