Vlorë/ Protestuan për ‘Pagën e Luftës’, pushohen nga puna 20 punonjës të fasonerisë

281
Sigal

20 punonjës të fasonerisë në Vlorë janë pushuar nga puna me urdhër të pronarit (italian).

Arsyeja e këtij pezullimi është pasi ditë më parë 250 punonjës u ngritën në një protestë për mosmarrjen e pagës së luftës.

Të gjitha ata punonjës të cilën u prononcuan për median, shprehën pakënaqësitë e tyre për mënyrën si funksionon puna, kushtet si dhe pagën e luftës, janë urdhëruar të mos paraqiten më në punë. Për sa i përket pjesës tjetër, janë urdhëruar ti kthehen punës.

Ata janë sorollatur nëpër zyrat e punës dhe tatime, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Punonjësit arrijnë deri në akuza të forta ndaj pronarit duke u shprehur se ai i fyen e ofendon në mënyra nga më të ndryshmet.

Punonjësit shprehen se “përfaqësuesit e firmës nuk kanë preferuar të flasin për mediat teksa janë mjaftuar me përgjigjen e vetme se fasoneria është brenda të gjitha rregullave”.