Vlorë – Kapet gomonia me rreth 400 kg kanabis, po trafikohej drejt Italisë

465
Sigal

Pas afro 4 orësh ndjekje, policia kufitare shqiptare dhe Guardia di Finanza ka arritur të bllokojë një gomone me një sasi prej rreth 400 kg kanbis, që po trafikohej nëpërmjet detit drejt Italisë.

Operacioni është zhvilluar pasditen e djeshme (3 dhjetor), ku gomonia është kapur rreth 16 milje larg bregdetit shqiptar, ndërsa destiancioni ishte Italia.

Policia e Shtetit bën me dije në bordin e mjetit lundrues ishin tre persona, përkatësisht një 22-vjeçar nga Vlora me iniciale E.T, si dhe dy shtetas italianë me iniciale G.T, 42 vjeç dhe A.M, 41-vjeç nga Brindizi.

Sipas policisë, gomonia ishte 10 m e gjatë me  2 motorra x 135 kf.

Në vendin ku u kap gomonia deri tani janë gjetur në det 15 pako të mëdha me lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva. Policia nuk sqaron se sa kg kanabis është sekuestruar.

Po vijon puna e përbashkët për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku ndërkombëtar droge.