Vlorë – Gjendet gomone e braktisur në Sazan, dyshohet se ka kanabis

838
Një gomone e mbushur me pako që dyshohet se përmbajnë kanabis është gjetur e braktisur në afërsi të Sazanit.

Gomonia është gjetur paraditen e sotme, rreth orës 11: 45 minuta nga forcat detare pasi këta të fundit u njoftuan nga personeli i shërbimit në Sazan

Policia informon: “Ne afersi te bazes dallohet nje objekt tip gomone e abandonuar,pa njerez ne bord me nje motorr me ngjyre te bardhe”

Menjëhere në rajon shkoi Anija e Rojes Bregdetare P-02, e cila konstatoi se gomonia eshte e mbushur me pako që dyshohet se përmbajnë kanabis.

Aktualisht mjeti po mbahet ne vazhdim nga Anija P-02 si dhe eshte njoftuar Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza.

Anija e forcës detare ka marrë urdhër te kontrollojë dhe rajonin në lidhje me ndonjë person që mund të ketë rënë në det.
Sigal