Vlorë, dyshohet se plagosi me thikë dy gra, shpallet në kërkim 47-vjeçari

129
Sigal

Një 47 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi dyshohet se ka plagosur me thike dy shtetase.

Sipas policisë mëshohet se shtetasi D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.