Vlorë, asgjësohen 886 bimë kanabis, autorët në kërkim

557
Policia e Vlorës në sajë të një aksioni kundër kultivimit të bimëve narkotike, të ndërmarrë në disa fshatra ka bërë të mundur asgjësimin e 886 bimëve kanabis sativa, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.
Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se gjatë një kontrolli në fshatin Kocul, në vendin e quajtur Përroi i Kusarit, janë konstatuar 6 parcela me 416 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm. Në fshatin Ramicë, në vendin e quajtur Përroi i Mullies, janë konstatuar 5 parcela me 250 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 120 cm. 
Në fshatin Vermik, në vendin e quajtur Tunelet e Vermikut është konstatuar 1 parcelë me 220 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 100 cm. Policia vazhdon operacionet me qëllim asgjësimin dhe parandalimin e bimëve narkotike në të gjithë territorin e vendit.
Sigal