51 vjeçari shqiptar dehet me uzo në Greqi dhe merr përpara disa makina

304
Foto ilustruese

Një 51 vjeçar shqiptar është dënuar nga Gjykata në Greqi me 14 muaj burg dhe 1,200 euro gjobë pasi ka përplasur disa makina të parkuara, ndërsa vetë ishte pa patentë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari që jetonte prej disa kohësh në Greqi, ishte pikëlluar nga tërmetet që goditën vendin tonë një javë më parë dhe ishte ulur në një lokal në zonën e Volos ku kishte pirë disa gota me uzo. Në orën 08:40 të mëngjesit, burri me origjinë nga Shqipëria kishte marrë makinën e tij, pa patentë, dhe kishte përplasur makinat e parkuara në qendër të Volos.

Gjykata e ka dënuar 51 vjeçarin me 14 muaj burg dhe me kushtin që për tre vite të mos kryej asnjë vepër tjetër penale, dhe gjobën prej 1,200 eurosh. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve L. Byron dhe Metamorphosis, ndërsa shqiptari i cili ishte i papunë pretendonte se po shkonte për peshkim, por në fakt ishte dehur në lokal pasi kishte marrë vesh lajmet për tërmetet në Shqipëri.

Artikulli ne mediat greke: