Itali, zënkë mes dy shqiptarësh, arrestohet 20-vjeçari

393
Karabinierët e Pomecias, ditën e djeshme më 8 korrik, nën akuzën e tentativës për vrasje të një shqiptari ka vënë në pranga një tjetër shtetas shqiptar. Burime nga policia bënë me dije se gjithçka nisi nga një grindje e vogël, e më pas 20-vjeçari me inicialet S.K. goditi me thikë bashkatdhetarin e tij në plazhin e zonës Torvaianica, raportojnë mediat italiane.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin Sant’Anna të Pomecias, ku iu nënshtrua një operacioni. Ndërsa 20-vjeçari pasi plagosi patriotin e tij, u largua duke u munduar të humbë gjurmët në turmën e njerëzve që ndodheshin në plazh.
Por ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve pasi mblodhi dëshmitë e disa plazhistëve arriti ta ndjekë shqiptarin. Ai ishte fshehur në kasollen përgjatë plazhit e një tjetër shqiptari, 42-vjeçarit me inicialet J.A. i cili po përpiqej ta ndihmonte 20-vjeçarin të shpëtonte.
Autoritetet italiane i arrestuan të dy shqiptarët, 20-vjeçarin nën akuzën e tentativë vrasjeje, ndërsa 42-vjeçarin për bashkëpunim në arratisje. Tani policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes për të kuptuar motivet e plagosjes.
Sigal