Vlonjati arrestohet me kokainë në Fier

358
Sigal

Një vlonjat është vënë në pranga në Fier, pasi policia i ka gjetur një sasi kokaine në makinë.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, arrestimi është bërë në lagjen ’16 prilli’ në Fier.

I arrestuari është K. Llakaj, 30 vjeç dhe droga i është gjetur poshtë sedijes së makinës.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Goditet një rast i drogave të forta në qytet.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari me kokainë në automjet të cilin e drejtonte në gjendje të dehur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• K.Ll., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Në lagjen ‘16 Prilli’ Fier, ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit në mjet, poshtë sediles ju gjet dhe ju sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e ndarë në doza të vogla.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur’.