‘Vjedhje’, ‘Shkatërrim prone’, ‘Kanosje’/ Arrestohen dy të rinj në Shkodër

193
Sigal

Gjatë ditës së sotme, Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga dy persona, të dyshuar për veprat penale “Vjedhja”, “shkatërrimi i pronës” dhe “kanosja”.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë dy të rinjtë, S. Q., 27 vjeç dhe S. Q., 31 vjeç.

Këta shtetas dyshohen se më datë 27.03.2022, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër.

Shkodër/ Njoftimi i policisë:

Arrestohen 2 shtetas, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.   

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit S. Q., 27 vjeç dhe S. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas dyshohen se më datë 27.03.2022, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër. Po në datën 27.03.2022, shtetasit S. Q. dhe A. Q. kanë kanë kanosur shtetasin B. B., si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta pajisjet në dyqan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës proceduan penalisht shtetasin K. G., 61 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, për veprën penale penale “Ndotja e ajrit”, pasi është konstatuar duke djegur disa goma makinash në tokën në pronësi të tij.   

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.