Vizat: BE kryqëzon deklaratat e Tiranës

894
Sigal

Pas deklaratës të shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme se lajmet për vendosjen e vizave janë të pavërteta dhe dashakeqëse, reagojnë zyrtarët e BE-së dhe Presidencës së Ccekisë të cilët rikonfirmojnë vërtetësinë e këtij lajmi dhe rrëzojnë pretendimet e M.P.Jashtme shqiptare. Komisionerja për Çështjet e Brendshme në BE, Ylva Johansson dhe ministri çek i Brendshëm Vít Rakušan, gjatë konferences për mediat, pohuan se në rast mosmarrje të masave, do të shikohen veprime shtesë e ndaj kërkojnë forcim bashkëpunimi për të mos pasur përjashtime nga Shengeni.

Ministria e Jashtme ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Agjencia europiane SchengenVisaInfo.com se Çekia ka sugjeruar rishikim të lëvizjes së lirë mes BE-së dhe Shqipërisë. Por teksa lajmi është publikuar nga agjencia SchengenVisaInfo.com, referuar informacioneve dhe dokumenteve nga qeveria çeke, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e mohojnë këtë duke ja atribuar si një informacion dashakeq të mediave shqiptare dhe opozitës. “Dëshirojmë të informojmë qytetarët që këto lajme janë krejtësisht të pavërteta. Nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE e asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë. Ky lajm duket të jetë thjesht e vetëm produkt i interesave të caktuara. Është për të ardhur keq, që një lajm i tillë i rremë, lehtësisht i verifikueshëm për mediat apo forcat politike, ka gjetur jehonë në sferën publike në Shqipëri. Por teksa Ministrja Olta Xhaçka tenton t’u servirë shqiptarëve si të pavërtetë këtë informacion të publikuar nga Agjencia “SchengenVisaInfo.com”, janë vetë zyrtarët e Bashkimit Europian që e rikonfirmojnë vërtetësinë e këtij lajmi dhe rrëzojnë pretendimet e ministres Xhaçka. Rikthimi i vizave është opsion, e kjo kofirmohet nga Komisionerja për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson dhe ministri çek i Brendshëm Vít Rakušan, të cilët gjatë një konference për mediat, pohuan se në rast mosmarrje të masave, do të shikohen veprime shtesë e ndaj kërkojnë forcim bashkëpunimi për të mos pasur përjashtime nga Shengeni. “Doja t’ju pyesja pasi ju këtë mëngjes nuk keni përjashtuar mundësinë e pezullimit të vizave në Ballkanin Perëndimor si përgjigje e krizës së emigrantëve. Pyetja ime është, a ka një diskutim lidhur me këtë çështje, për pezullimin e vizave ose qëndrimeve të tjera më radikale si masë parandaluese?

-Serbia na ka premtuar se do të ndërmarrë hapa ndaj politikave të vizave kryesisht ndaj disa nacionaliteteve që tashmë është urgjente parandalimi i tyre, si tunizianët, Burundi, indianët. Ne presim bashkëpunim me aleatët tanë në Ballkan lidhur me këtë çështje. Unë shpresoj të bashkëpunojmë ngushtë lidhur me këtë çështje. Unë nuk përjashtoj masa të tjera të ndërmarra nëse bashkëpunimi nuk funksionon. Por unë kam besimin se do të bashkëpunojmë. Në ditët në vijim do të zhvillojmë disa takime me partnerët tanë në Ballkanin perëndimor. Ne duam të shikojmë rezultate konkrete nga qeveritë për këtë çështje, pasi është shumë e nevojshme për sigurinë e qytetarëve të Bashkimit Europian. Kështu që ne nuk mund të përjashtojmë disa hapa pas lidhur me këtë çështje. Pikërisht për këtë çështje, në fillim të muajit nëntor në Tiranë do të mbahet edhe Ministeriali i Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE dhe Ballkanit Perëndimor.”