”Të sigurova 20 mijë, kur do ha bukë”/Bisedat mes personelit, pacientëve dhe familjarëve (FOTO)

252
Sigal

Pas lajmit për arrestime të reja në spitalin ”Shefqet Ndroqi” në lidhje me rastin ”Tire”, kanë dalë edhe bisedat mes personelit të spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi” për rastin e sanitares Tire Alldervishi, e cila mori para nga familjarët e një pacienteje me Covid-19 që më pas ndërroi jetë.

Në bazë të kallëzimit të shtetases Eltjana Sinanaj dhe hetimeve të thelluara për këtë çështje, u ndaluan dhe 4 punonjës të tjerë të këtij spitali, 3 infermierë dhe 1 sanitare, që kishin krijuar një skemë me qëllim që të përfitonin në kurriz të pacientëve të sëmurë me koronavirus.

Me urdhër të Prokurorit, nga Policia gjyqësore u krye ndalimi i shtetaseve: Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, me detyrë infermiere, dhe sanitares Rukije Hoxhaj, të cilat akuzohen për veprat penale të mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës.