Ministrja Kushi në takimin me Ambasadorin Hungarez në Tiranë: “Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme me bursa nga shteti hungarez për studentët shqiptarë”

252
Sigal

 

###

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Sh. T. Z. Lóránt Balla.

Gjatë takimit ministrja Kushi e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit Hungarez për studentët shqiptarë me bursa të plota studimi në universitetet publike të Hungarisë, nëpërmjet programit të bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum”.

Ndër të tjera në publikimin e saj, Ministrja Kushi thekson se me Ambasadorin Hungarez është shprehur vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë.

###

Linku i publikimit në Facebook:
https://www.facebook.com/103464624802314/posts/209389064209869/?d=n