Një vit pa mbretëreshën e këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

282
Sigal

 Heshtje-trishtim, qetësi-shpërthim tingëllon kënga e Nexhmije Pagarushës. Tri janë burimet kryesore që e bëjnë të pavdekshme këngëtaren: 1.Vargjet popullore. 2. Zëri  i magjishëm i saj. 3. Ndjeshmëria shpirtërore .

Kënga e saj ka vlera origjinale, artistike të papërsëritshme. Ajo arriti në majat më të larta të interpretimit të këngës popullore qytetare shqiptare. Nexhmije Pagarusha, vargjet i ktheu në art; Megjithë lumin e gjatë të kohës, ajo nuk i ngau këngët popullore. Me zërin e saj të krijonte ndjesi në zemër, parafytyroje dashurinë e shpirtit, bukurinë e natyrës, furtunën e dashurisë, fjalën e magjishme poetike të shkrimtarit të madh popull, që gërshetohej me ndjenjën lirike të këngëtares së magjishme.Tek ajo gjuha e popullit kishte forcë të madhe. Ajo arriti që kur shkëndija e dashurisë shuhet ta ndiejë veten zot në dhimbjen e shpirtit nga shpërfillja e dashurisë së saj. Në kaq dhimbje edhe ne kur e dëgjojmë  ndiejmë vajtimin në zërin e saj.

   Nexhmije Pagarusha, lindja 7 maj 1933-7 shkurt 2020.

Në Beograd filloi shkollën e muzikës për solo në kanto, të cilën e ndërpreu në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Në vitin 1948 u pranua si soliste në Radio Prishtina. Veprimtaria e saj muzikore është mjaft e gjerë. Në karierën muzikore 40-vjeçare interpretoi  me një vokalitet të jashtëzakonshëm këngët popullore dhe në opera; interpretoi si një aktore e sukseshme në filma dhe në teatër.
Në repertorin e saj numërohen rreth 150 këngë:

”Ani mori nuse”,

”Mora testin”,

“Kur më shkon si zog n’hava”,

“Kur më del në derë”,

”Ke selvitë”,

“Ç’u ngrit lulja në mëngjes”,

“Çil njat zemër plot kujtime”,

“Dallëndyshe”,

“Një lule”,

“Zambaku i Prizrenit” etj.

Edhe në interpretimin e muzikës klasike operistike, interpretoi, pjesë të përkthyera në shqip nga  kompozitorë me famë botërore Betoven, Puçin, Verdi.

Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore:

“Dasma e përgjakur”,

“Jugovizioni” ,

“Gëzuar viti i ri” ,

“E kafshoja terrin” ,

“Tre vetë kapërcejnë malin” ,

“Daullet e të çmendurve”,

“Rexha i nënës në grazhd të kalit”,

“Vrasësit bëjnë dasmë natën” etj.

 

 

Ajo gjatë aktivitetit të saj muzikor ka organizuar koncerte në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael etj. Në vitin 1984, ndërpreu karirën e saj muzikore, të cilën e rifilloi pas 16 –vitesh me këngën “Për ty”. Rifilloi aktivitetin edhe si vlerësuese e festivalit “Kënga Magjike 2005”. Në Radio Kosova dhe në Radio Blue 2020 është këshilltare e lartë për programet muzikore.

Interpretimi i saj u publikua edhe me anë të albumeve muzikore dhe videoklipeve si:
Albume: “Po Vijnë Krushqit “, “Nje Lule “, “Nexhmije Pagarusha”etj. Videoklipe:”Baresha 2012”. “Mbushni Gotat” etj.

Këngët e preferuara të saj ishin:

E kujtoj atë takim

Ma fale atë buzëqeshje, që e andrroj n’vetmi.
Ma fale atë buzeqeshje, e më mbushe m’lumturi.

Asgja nuk më ka mbetur, tani t’gjitha i humba.
Dashuria dhe gëzimi, u zhdukën për mua.

E kujtoj atë takim, me lotët e dashuris.
Jetoj me atë përqafim, që ma dhurove ti .

Kaluan shumë kohë, vite të tëra ndër ne!
Ti ike shumë larg, pa më thënë ku je!

Asgja nuk më ka mbetur, tani t’gjitha i humba.
Dashuria dhe gëzimi, u zhdukën për mua.

E kujtoj atë takim, me lotët e dashuris.
Jetoj me atë përqafim, që ma dhurove ti.

 

E dehun jam

E dehun jam kambët s’më mbajnë.
Po më mundon një dashuri.
Tash për çdo natë pi verë edhe raki:

Gjithkënd  që e helmon, por m’u po më ngushllon.
Ti mundesh me m’shpëtu të lutem m’ndihmo,
se jetën ma helmoi ky sharap sharap!

Çdo gotë po t’shoh t’përqafuem me ty,
si s’pate pak mëshirë:
me m’lanë në kohë ma t’mirë.
Kur t’gjitha ty ti dhashë!
Prej kah kjo pabesi?
Pse puthjet haram m’i ke ba?

E dejun jam kambët s’më mbajnë.
Po më mundon një dashuni.
O o o.
Oh sa fort kam pi!
Kambët s’më mbajnë.
O sa e dejun qenkam lodh për jetë!
Jo -jo hala do t ’pi.
O o o sa e dejun jam!
Kambët s’më mbajnë.

 

Baresha

Hej! Kam rrit shtatin,
ndër këto male,
bashk’ me qingja e me dele
dhe bylbylat ndër zabele,
mbas kumones lojë e gzime,
si shqiponja ime.

Refreni:
O era lun me barin, o nani -nani.
O ne shoqet t’lozim, o nani- nani.
O fusha gaz po m’veshet, o nani -nani.
O lule bardh’ po qeshet, o nani -nani.
O dridhet mali, çka u ba?
O një baresh’ prej nesh u nda!
O dridhet mali, çka u ba?
O lujn bareshat në shulla!
na-ni-na-ni-na-ni-na…
na-ni-na-ni-na-ni-na…

Heej po tingëllojnë
shumë kumona!
Po gurgullon prroni malor.
Lart në qiell bjeshka me borë.
n’bjeshk’ dashnija vjen me mall.
sot nji fyell u kalle…!

Refreni :
O era lu’n me barin o nani – nani
O ne shoqet t’lozim o nani –nani etj.

Kur një ditë të kthehesh ti

Fjalët tua aq të rrejshme,
qen të vrazhda për me zgju dashnin time.
As që ditën me m’ngushllue,
as në çastet kur për ty unë syt i meksha!
Fjalët tua aq të vrazhda,
s`qen në gjendje me pajtue zemrën time.
Ishin vetëm syt e t’u asgjë tjetër nuk na lidhte.

Refreni.
Kur një ditë të kthehesh ti:
i përbuzur nga të gjithë
dhe, dëshiron të kesh pranë, ndokënd afër veti:
mos kërko strehim te unë,
se ngrotësia në shpirtin tim:
ka shumë kohë, që fluturon për ty në amshim!
Kur një ditë të kthehesh ti,
dhe e kupton se je fajtor:
se unë ende po jetoj pa fat dhe dashni:
dhe ngado që tash premton,
është shumë vonë për shpresën tonë:
për urrejtje dhe dashni për ne të dy.
Ç`do mesnatë  unë të shoh në andërr,
gjoja se po fle pran meje si dikur!
Çdo mesnat me zgjon kujtimi:
se me lodhi dashuria me këto andra.
Ç’do mesnatë unë të shoh në andërr,
si largohesh ti i heshtur pa buzëqeshje.
Fjalët e fundit janë për ty!
Syt e mij jan tuj lotu.

refreni..
Kur një dit të kthehesh ti
i përbuzur nga të gjithë….

Baresha” , kompozuar nga bashkëshorti i saj , të mbetet në kujtesë për interpretimin e Pagarushës, që mbahet një nga kryeveprat në repertorin e këngëtares së magjishme.

Kur më del në derë

Kur më del në derë,
shtatin si qemer.
Oh! Medet jaman!

Ani mora -mora moj, briskun o.
Ani për me pre unë moj mollën o.
Ani më shpëtoi preva dorën o.
Dorën edhe gishtin o.
O-oh ç’ma këpute moj shpirtin o.

Kur më del n’oborr,
Pse s’ma ban me dorë?
Oh! Medet jaman.

Ani mora-mora moj, briskun o.
Ani për me pre unë moj mollën o.
Ani më shpëtoi preva dorën o.
Dorën edhe gishtin o.
O- oh ç’ma këpute moj shpirtin o.

Kur më del n’çardak,
shtatin si bajrak.
Oh! Medet jaman.

Ani mora -mora moj briskun o.
Ani për me pre unë moj mollën o.
Ani më shpëtoi preva dorën o.
Dorën edhe gishtin o.
O -oh ç’ma këpute moj shpirtin o.

 

 

 

 

Kanga e Rexhës

 

Oooooo! Po vin krushqit o rrugës t’malit;
trupi i Rexhës n’grazht të kalit.

Çou Rexho, çou o djalo!
Çou sokoli o nanës o, se s’ka nana tjetër o!

Çou more Rexho dil te sana: darsëm t’madhe t’ka ba nana.
Çou Rexho, çou djalo, çou ma i miri i nanës ooo, se ma dogje zemrën ooo..

Ty more Kalo t’u thaft’ jela! Qysh ma mbyte Rexhën n’shkelma?
Çou Rexho, çou djalo, çou sokoli i nanës ooo, se s’ka nana tjetër ooo!

Ju more krushq hani e pini nesër Rexhën n’dhe t’ma shtini!
Çou Rexho, çou djalo: çou ma i miri i nanës ooo, se ma dogje zemrën ooo…

 

 

Unë ty moj të kam dashtë

Unë ty moj të kam dasht-e, i- je,
prej së vogli, deri n’pleqni.
S’të erdhi keq e i-je, me më lanë, e i-je,
e të marrish tjetër njeri?

Sytë e mi ma s’po shikojnë:
qajnë e rrjedhin si burim.
Ah, moj zemër i-je, shumë durove, i-je
Digju, kallu, hajde bre shpirti im!

 

Sytë për ty i kam të njomë

Kët natë të lehtë gjumi s’më merr.
Vetëm hana m’bën shoqni.
Veç për ty i dashur qaj.
Pse s’vjen ma s’di çka të baj?

ëmmm… ëmmm…
S’më lan lotët djal’ me t’shikju!
Eja xhanin me ma qetësu!

Dal n’dritare me ndëgju:
zanin tand a mos ta ndij.
Era e lehtë me flokët e mia lun:
tuj shpresue se po vjen.

 

Sytë për ty i kam të njomë

Kët natë të lehtë gjumi s’më merr.
Vetëm hana m’bën shoqni.
Veç për ty i dashur qaj.
Pse s’vjen ma s’di çka të baj?

ëmmm… ëmmm…
S’më lan lotët djal’ me t’shikju!
Eja xhanin me ma qetsu!

Dal n’dritare me ndëgju:
zanin tand a mos ta ndij.
Era e lehtë me flokët e mia lun:
tuj shpresu se po vjen.

ëmmm… ëmmm…
S’më lan lotët djal’ me t’shikju!
Eja xhanin me ma qetsu!

Sytë për ty i kam të njomë.
Si s’dien dhimbje hiç për mu.
E ty Hën t’lus me më ndihmu:
ta gjej djalin që e du.

ëmmm… ëmmm…
S’më lan lotët djal me t’shikju!
Eja xhanin me ma qetsu!

 

Këngëtarja shumëdimensionale është emërtuar nga artdashësit e saj si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera “Këngëtare e Shekullit”. Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikanDonald Trump

 Përgatiti Asije Hoxha