Vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Shëngjinit, deri tani janë djegur 10 hektarë me bimësi

148
Sigal

Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej orës 12 të ditës së sotme në zonën lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin.

Deri tani flaket kanë përshkuar rreth 10 hektarë bimësi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës se rrugës.

Aktualisht zjarri nuk përben rrezik për zonën e banuar, teksa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në këtë zonë.