Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Patalej të Lezhës, shmanget rreziku nga fshati turistik

193
Sigal

Vendi ynë prej më shumë se 20 ditësh vazhdon të përballet me një situatë kritike, atë të zjarreve masive që kanë rënë nga Veriu në Jug.
Një ndër zonat problematikë është edhe ajo e Mirditës, por ndonëse dje situata ishte e rënduar për shkak se zjarri rrezikonte të kalonte në fshatin turistik Katund i Vjetër, ditën e sotme zjarri është nën kontroll.

Megjithatë flakët janë përhapur dhe në territorin e bashkisë Mirditë, në fshatin Molung.

Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa në terren ndodhen zjarrfikësit, ushtria dhe shërbimi pyjor. Ditën e sotme pritet të ketë nderhyrje me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve.
Nga ana tjetër, zjarri i rënë prej 1 jave në fshatin Patalej të Lezhës vijon të jetë aktiv