Situatë dramatike në Itali, shkon në gjashtë numri i viktimave nga zjarret

192
Sigal

Italia jugore po kalon një situatë tejet të vështirë si pasojë e zjarreve. Numri i viktimave ka shkuar në gjashtë, në të njëjtën kohë, qytetarët po përballen me një valë të fortë nxehtësie, ku para pak ditësh në Sicili, termometri tejkaloi 48 gradë Celsius. Karakteristikë e situatës së vështirë është se orët e fundit, zjarrfikësja u thirr për të përballuar 500 zjarre.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në Kalabri, ku sipas mediave italiane, 11,000 hektarë u dogjën si dhe Sardenja, ndërsa presidenti i vendit, Sergio Matarella, fluturoi mbi zonat e djegura në Oristano dje, duke folur për një “fatkeqësi të madhe”.


Kryeministri italian Mario Draghi premtoi të enjten se do të sigurojë mbështetje financiare për ata që preken nga zjarri. Ai gjithashtu tha se do të ketë një plan specifik për ripyllëzimin e zonave që janë shkatërruar./d.m-kohajone.al