Vijon procesi i Amnistisë

531
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën me dije, zbatimi i Ligjit Nr. 22/2014 “Për Dhënie Amnistie”, i cili hyri në fuqi sot, ka vijuar normalisht në të gjitha IEVPenale të vendit.

Deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kanë lënë qelitë e tyre 710 të burgosur,  nga të cilët:

Të dënuar:

145 të dënuar nga IEVP Peqin

88 të dënuar nga IEVP Korçë, Drenovë

82 të dënuar IEVP “Ali Demi” (nga të cilët, 25 gra dhe 57 burra)

77 të dënuar nga IEVP Lushnje

62 të dënuar nga Fushë- Krujë

54 të dënuar dhe të paraburgosur nga IEVP Rrogozhinë

54 të dënuar nga IEVP Vaqarr

53 të dënuar nga IEVP Lezhë

25 të dënuar nga IEVP Burrel

23 të mitur nga Instituti i të Miturve Kavajë

8 të burgosur nga IEVP Durrës (1 i paraburgosur, 7 të dënuar)

4 të dënuar nga IEVP Krujë

1 i dënuar nga QSB

 

Të paraburgosur:

9 të paraburgosur nga IEVP Vlorë

7 të paraburgosur nga IEVP Tepelenë, Bënçë

6 të paraburgosur nga IEVP “Jordan Misja”

5 të paraburgosur  nga IEVP “Mine Peza”

4 të paraburgosur nga IEVP Elbasan

3 të paraburgosur  nga IEVP Berat

Procesi i lirimit në bazë të ligjit “Për dhënie amnistie” do të vijojë, deri në përfundim të listës së plotë të të dënuarve që përfitojnë lirinë.