Sigal

Ditën e sotme, rreth orës 17:30, tek Stadiumi “Selman Stërmasi”, do të zhvillohet ndeshja për raundin e parë kualifikues të Kompeticionit UEFA Europa Legue 2018/2019, midis ekipit të “Partizanit” dhe atij të “NK Maribor” i Sllovenisë.

Policia bën me dije për të gjithë sportdashësit se gjatë hyrjes në stadium do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj çdo shtetasi, për çakmak, çelësa si dhe sende të tjera që nuk lejohen në brendësi të Stadiumit.

Gjithashtu njoftohet se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 – 20:00, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 16:00 – 18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit” dhe mbërritjes së tij në stadium janë:

Nisja nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” dhe kalimi përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Sulejman Delvina” dhe deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.