VIDEO/ Shtëpia e ferrit në Këlcyrë ku u dogj i moshuari

432
Sigal

Një i moshuar 82-vjeçar ka humbur jetën, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.

Policia thotë se “zjarri ra në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç, ku si pasojë ai ai u gjet i pajetë brenda në banesë”.

Video Player

00:00
00:05

Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.