VIDEO/ Sekuestrohen 43 kg kanabis çokollatë, në pranga tre persona

539
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme në një operacion antidrogë të quajtur ‘Zhupani’ 3 persona të cilët ishin pjesë aktive e një grupi që prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Policia bën të ditur se është sekuestruar 43.5 kilogramë kanabnis sativa në formë çokollate.

Policia Fier/ Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”

Goditet një grup, i cili prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.

Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve:

A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

M. K., 46 vjeç, banues në Fier

K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.’